Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 8.8 vite burg bizesmeni Gentian Malindi, porositi 137 kg kokainë


 

 

I është dhënë sot dënimi me 8.8 vjet heqje lirie nga Gjykata, bizesmenit Gentian Malindi, ku ndaj të cilit u ngrit akuza nga SPAK, se është porositësi i 137 kg kokainë të kapura në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO.

Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit 2022 në afërsi të Vorës, ndërkohë procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar, ndërsa ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nw kohë nga autoritetet,