Vendosni fjalën kyçe....

Karamuço: Pastruesja desh më ndau nga gruaja me unazën që më vodhi


Ervin Karamuço ka treguar në emisionin “Opinion” se sanitarja Rozeta Dobi desh e ka ndarë nga gruaja për unazën e vjedhur në banesën e tij.

Ai thotë se nuk e gjente unazën dhe vetëm pas bërjes publike të lajmit për arrestimin e Rozeta Dobit është thirrur nga policia për të bërë identifikimin e sendit të humbur.

Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht”,-tha Karamuço.

Por ndërkohë që kishte dalë lajmi dhe emri i sanitares së arrestuar Karamuço ka bërë të paktën dy dalje televizive, në Euroneës dhe Top News ku ka folur, dhe me të vetën edhe ka analizuar nga pozitat e një eksperti dhe profesionisti të paanshëm grabitësen e shtëpisë së vet dhe të sekretares së Përgjithshme të krushkut, por nuk kishte përmendur se dhe ai kishte pasur të njëjtën pastruese