Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Do bashkëpunojmë me SHBA-të për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.

“Ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por tha se Serbia e ka refuzuar atë, dhe se tash do të duhet që “të gjithë të merren me ta”.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së.