Një makinë ka përfunduar në lumin Shkumbin pasi drejtuesi humbi kontrollin po fatmirësisht shpëtoi.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ ku mjeti VW doli nga rruga duke rënë në lumë.
Megjithatë 35-vjeçari që ndodhej në timon u nxorr në kohë nga mjeti nga kalimtarët dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.