Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim prej 9 vitesh, kapet në Kamëz 55-vjeçari


Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia. 55-vjeçari Naim Maloku, banues në Kamëz u kap në kuadër të operacionit ‘Endrra e keqe’ në lagjen ‘Argjinaturat’ të Kamzës.

Ai është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga Apeli i Krimeve të Rënda për trafi lëndësh narkotike dhe ishte në kërkim që prej vitit 2014.

Gjatë operacionit të vitit 2014 mes policisë shqiptare e asaj greke, u kapën 273 kilogramë drogë, 4100 euro ndërsa u arrestuan gjashtë persona.