Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 30-vjeçarit në Elbasan, dyshohet për katër vjedhje në qytet


Një 30-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje në qytet gjatë janarit 2023. Personi me iniciale E.S. ka qenë i dënuar më herët për vjedhje ndërsa gjatë kontrollit i është kapur edhe një kaçavidë. Ai dyshohet për vjedhjen e tre dyqaneve dhe të baterisë së një makine.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;  

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”; 

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.