Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria hetim pasurisë së ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, dha dorëheqjen nga AMF-ja pesë ditë pas denoncimit


Vijon hetimi për pasurinë e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit të Financave e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Klosi denoncoi pak ditë më parë se i ishin  vjedhur rreth 120 mijë eiro nga banesa në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë.

Për ngjarjen e ndodhur më 15 dhjetor 2022 janë arrestuar pastruesja e shtëpisë Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi.

Megjithatë gjatë kontrollit në shtëpinë e pastrueses, policia ka gjetur mbi 400 mijë euro dhe deri tani asnjë nga personat që kanë pohuar se u është vjedhur banesa nga Dobi nuk u kanë dalë për zot lekëve duke thënë se u janëë grabitur vetëm bizhuteri.

Gazetarja Klodiana Lala tha live për News24 se Prokuroria e Tiranës ka nisur një veprim penal për hetimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe do ta ftojë ish-zyrtaren që të japë sqarimet e saj mbi këtë pasuri.

Mësohet se Klosi vetëm pesë ditë pasi kishte bërë denoncimin në polici për vjedhjen kishte dhënë dorëheqje nga detyra e saj pranë Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare.

Prokuroria do të kërkojë shpjegime dhe dokumente për vënien e pasurisë si dhe do të ketë një hetim pasuror për zonjën Klosi, për të provuar nëse këto pasuri janë të ligjshme apo jo.