Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foton me politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut


Kryeministri Edi Rama ka postuar foton nga takimi i organizuar ditën e sotme drejtuesit e partive politike shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Rama uron shqiptarët kudo që janë që të kenë një vit të mbarë.

Takimi i thirrur nga Rama u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Në takim morën Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët. 

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, deklaroi se asnjë përfaqësues nga forca politike ku ai bën pjesë nuk do të shkojë në Tiranë.