Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut


Me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, në rezidencën qeveritare në Tiranë janë mbledhur krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrës në takim janë Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Tavari i Aleancës për Shqiptarët.

I vetmi që ka refuzuar është Bilal Kasami i Besës.

Takimi fokusohet tek situata politike e brendshme në Maqedoninë e Veriut, rolin e partive shqiptare në këtë arenë, në këtë situatë ngërçi në Maqedoni kur Parlamenti duhet të bëjë disa ndryshime kushtetuese që lidhe me ecurinë e procesit të integrimit europian, me vijimin e negociatave për anëtarësim.