Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 14 numri i viktimave në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe stuhive


Përmbytjet në Kaliforni të SHBA-së kanë marrë jetën e 14 personave që prej fillimit të stuhive javën e kaluar.

Autoritetet vendase kanë raportuar se ditën e djeshme dy persona kanë humbur jetën për shkak të pemëve të rrëzuara.

Vargjet e stuhive në qytetet bregdetare dhe buzë lumenjve kanë lënë më shumë se 200000 banesa pa energji elektrike. Po ashtu, kalifornianët kanë marrë paralajmërime për tornado më zonë e Sierra Nevada, pasi shirat e dendura kanë arritur deri në 36 cm lartësi, raporton Reuters.

Zonat e goditura nga zjarret në vitet e fundit u përballën rrëshqitje dheu dhe balte, pasi kanë thithur më shumë ujë se zonat e tjera.

Sinoptikanët kanë raportuar se pritet një përkeqësim i përmbytjeve dhe rritjen e rrezikut për rrëshqitje të dheut.

Numri i të vdekurve nga stuhitë që filluan javën e kaluar u rrit nga 12 në 14 ditën e djeshme, pasi dy persona, përfshirë një të pastrehë, u vranë nga rrëzimi i pemëve.

Në qarkun Santa Cruz janë evakuuar rreth 32,000 banorë që jetonin pranë lumenjve dhe përrenjve të fryrë nga shiu. Ndërsa në qarkun e Santa Barbara-s, rreth 10000 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.