Reshjet e djeeshme kanë shkaktuar probleme në Qarkun e Shkodrës.
Në Postribë ka pasur rrëshqitje dherash e kjo ka çuar në bllokimin e përkohshëm të rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë.
Bashkia ka njoftuar sa ka nisur menjëherë mjetet e rënda në zonë për të bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të qarkullimit.
Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e para të borës ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. reshje ka pasur në zonat me lartësi 700 metra mbi nivelin e detit dhe në afërsi të galerive minerare në Bulqizë.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes ndërsa mjetet që transportojnë minatorë janë këshilluar të përdorin zinxhirë në rast nevoje.
Nq Qarkun e Lezhës reshjet kanë çuar në përmbytje në disa blloqe banimi në qytetin e Lezhë. Për shkak të ujërave që kanë vërshuar rrugëve ka pasur probleme me qarkullimin normal të mjeteve. Probleme ka pasur në disa fshatra për sa i përket furnizimit me energji elektrike.