Shumë fluturime në SHBA janë vonuar për shkak të një defekti me Sistemin e Njoftimit për Misionet Ajrore të sistemit kombëtar të kontrollit.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thotë se po punon për të rivendosur sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit pas një ndërprerjeje në të gjithë vendin.
Në një deklaratë, FAA tha se disa funksione kishin filluar të kthehen në internet, por “operacionet e Sistemit Kombëtar të Hapësirës Ajrore mbeten të kufizuara”.
‘American Air’ tha se ndërprerja po ndikonte të gjitha fluturimet. Kompania ajrore United Airlines tha se ata po vononin të gjitha fluturimet e tyre derisa të dëgjonin përditësimin nga FAA.
Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom i Teksasit konfirmoi në një postim në Tëitter se “një ndërprerje e FAA po shkakton ndalesa në terren në AUS dhe aeroporte të tjera në të gjithë vendin”.
Ai tha se pasagjerët që vijnë dhe nisen duhet të presin vonesa.
Pasagjerët kanë postuar në rrjetet sociale se po përjetojnë vonesa dhe ndërprerje fluturimesh në të gjithë vendin.