Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Arlind Gjokutajt: Arrestimi në shkelje të Kushtetutës, mediat të investigojnë rastin, të mos bien pre e njoftimeve të pavërteta të prokurorisë


Në foto: Majtas avokati Genc Gjokutaj, djathtas avokati Sokol Hazizaj

Avokatët Genc Gjokutaj e Sokol Hazizaj e kanë quajtur shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale kërkesën e Prokurorisë së Tiranë për masën arrest me burg ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së FInancave, Arlind Gjokutaj, i arreatuar sot.

Në një shënim në Facebook, Gjokutaj shkruan se kërkesa e prokurorisë cenon lirinë personale dhe garancinë për një proces të rregullt ligjor duke qenë se ajo është bërë nga ana e prokurorit të çështjes pa e pyetur dhe pa e ballafaquar shtetasin e arrestuar me provat që prokuroria mendon se përbëjnë akuza.

“Te nderuar qytetare! Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.” – shkruan Gjokutaj.

Ai shton më tej se njoftimi për masën ‘arrest në burg’ brenda ditës është praktikë e paparë, tejet shqetësuese për standardët elementare të shtetit të së drejtës.

Gjokutaj thekson se njoftimi i prokurorisë përmban elementë penalë të pavërtetë dhe se çështja në fjalë është process administrativ civil e nuk ka të bërë fare më dispozitat e Kodit Penal.

“Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh! Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates! Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.” – shton avokati Gjokutaj.

Në fund ai i bën thirrje medias që në funksion të informimit objektiv të publikut të hulumtojë rastin e të mos bjerë pre e njoftimeve të pavërteta e keqpërdorimit të detyrës nga ana e prokurorisë.

“Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar. Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme! Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj.” – mbyllet reagimi i dyshes së avokatëve, Gjokutaj e Hazizaj.