Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Veliera monument i korrupsionit në Durrës, simbol i betonizimit nga Dako-Sako


Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka quajtur projekt korruptiv Velierën në Durrës.

Sipas tij ajo ka shkatërruar historinë dhe arkeologjinë e qytetit.

Blushi e quan një monument të korrupsionit dhe të betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako.

Ai kërkon ndërhyrjen e drejtësisë sa më parë.

Projekti korruptiv i Velierës në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milion euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar. Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë!”-shkruan Blushi.