Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi se koncesioni për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave do i kalojë shtetit.
Gjatë prezantimit të arritjeve të vitit 2022, Çuçi tha se brenda këtij viti do krijohet një kompani shtetërore me qëllim prodhimin e dokumenteve biometrike duke trashëguar të gjitha asetet dhe burimet njerëzore të krijuara nga kompania
“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania Aleat që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim”, tha Ministri.