Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Policia nuk ka shkop magjik për çështjen Martinaj, do merrni përgjigje kur të ketë provë të fortë


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me çwshtjen e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj.

Ministri u shpreh se policia nuk ka një shkop magjik për të zgjidhur ngjarjet kriminale, aq më tepër në rastin e këtij personazhi.

Ai u shpreh se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por se një përgjigje konkrete do të ketë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme.

Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e shëtit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, tha Ministri.