Deputeti Luan Baçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka komentuar vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar, duke e quajtur veprimin e Enkelejd Alibeaj, një veprim qesharak.
Ai e quajti vendimin e Alibeajt një vendim për të bërë ‘show’ , sepse Partia Demokratike e vërtetë, sipas tij, ka marrë formën e saj të plotë.
“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament”, tha ai.
Ndër të tjerash Baçi tha se të gjitha strukturat e Partisë Demokratike kanë qënë aktive dhe në punë edhe pse Berisha ishte i sëmurë disa ditë, të cilin e quajti si oksigjenin e partisë.