Dy përfaqësues nga Kenia kanë mbërritur në Shqipëri për rastin e Xhoisës vajzës 22-vjeçare nga e cila u dhunua në mënyrë brutale dhe përfundoi në gjendje kome në spitalin e Traumës ku ende merr mjekim.
Dy zyrtarët janë përfaqësues së ambasadës së Kenias në Itali.
Ata kanë shkuar në komisariatin nr.1 në kryeqytet për të marre informacione rreth ngjarjes se 5 muajve dhe deri ku kane arritur hetimet. Po sot do te takojnë edhe drejtues të spitalit të Traumës dhe mjekun neurolog që trajton vajzën. Më pas ata do takojnë dhe zyrën e avokatisë dhe avokatin që ndjek çështjen dhe pasditen e sotme do kenë edhe një takim në ministrinë e Jashtme me përfaqësues të ministrisë, raporton News 24.
Dhunimi i 24-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë ka mbetur ende pa autor, përveçse dhunimi i saj u raportua nga organet zyrtare me vonesë vetëm pas bërjes publike të lajmit në media.