Një 41-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit fizik i është kapur një pistoletë pa leje.
I arrestuari është Muajo Lamaj, i cili u kap në rrugën ‘Teodor Keko’.
Pas ndalimit ai është shoqëruar në Komisariatin 6 të kryeqytetit.