Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Cakës: Fut dorën në ‘Rilindje’ e nxirr nga një hajdut, imagjino çfarë del në Surrel


Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun te Partia e Lirisë Silva Caka ka ironizuar zhvillimet e fundit në vend pas grabitjes së një shume të madhe parash në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt dhe arrestimit sot të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Ajo shkruan se sa herë të fusësh dorën në ‘Rilindje’ del nga një hajdut.

Caka ironizon më tej duke shkruar se nëse futen duart në rezidencën e Ramës në Surrel mund të ketë minierë diamantash.

“Fut dorën në Rilindje e nxirr nga një hajdut. Njëra 500 mijë euro në tubat e aspirimit, ky tjetri 1 milionë e 200 mijë euro…Imagjino të futësh duart në Surrel; minierë diamantesh. Vetëm tek Rovena doli një arkë me peshk.” – shkruan Caka.