Vendosni fjalën kyçe....

Macron flet për ‘paradoksin e Putinit’: S’është i pakëndshëm, por për luftën s’ka justifikim


Presidenti rus Vladimir Putin nuk është një njeri ‘i pakëndshëm’, ka thënë Emmanuel Macron, por kjo nuk mund të jetë një justifikim për të nisur një ‘luftë’ ndaj Ukrainës.

Presidenti francez e bëri komentin e çuditshëm gjatë një paraqitjeje në ‘Les Rencontres du Papotin’, një program televiziv i organizuar nga një grup gazetarësh me autizëm.

Macron u pyet nga gazetarët për çështje të ndryshme, përfshirë lidhjet e tij me Putinin.

“Kur e takon, ai nuk është i pakëndshëm. Ky është paradoksi.” – tha Macron, duke shtuar se ‘nuk ka asgjë që justifikon fillimin e një lufte’.

Presidenti francez shprehu gjithashtu pikëpamjen e tij për rrënjët e konfliktit midis Moskës dhe Kievit, duke pretenduar se qëllimi i vërtetë i Putinit ishte rivendosja e ‘perandorisë’ ruse.

“Ai e nisi në thelb këtë luftë për të rimarrë territore dhe për të zgjeruar perimetrin e Rusisë në perandorinë që ekzistonte dikur. Ai mori një përgjegjësi shumë të rëndë për veten, popullin e tij, padyshim për popullin e Ukrainës dhe për të gjithë ne. Kështu i shoh gjërat.” – tha Macron.