Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se për herë të parë në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarve.
Ai tha se në vitin 2023 kanë si qëllim që t’i prezantojnë Kuvendit një amnisti penale për të ulur mbipopullimin në burgje
“Në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Pse vjen kjo? Mbipopullimi ka shumë faktorë, por lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor. Drejtësia është pushtet i pavarur, por sa i takon sistemit të hetimit dhe ndjekjes penale, në të gjitha rekomandimet tona ne kemi pjesë të rekomandimeve që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë do duhet të aplikojë gjithë alternativat e dënimit. Për vitin 2023 nuk mund ta them saktësisht kohën, në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale. Kohën nuk mund ta them por është objektivi ynë”- tha Manja.