Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtimi i katër deputetëve nga GP, Berisha: Alibeaj zbatues i urdhrave të Ramës, shkelmoi dinjitetin e tij


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për vendimin e Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar.

Berisha e cilësoi Alibeajn zbatues mjeran të urdhrave të Edi Ramës dhe të keqpërdorur prej tij.

Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës…I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet”, tha Berisha.