Kryeministri Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme drejtorët e policisë në qarqet e vendit.
Në takimin që po mbahet te Vila 30 në Tiranë, ndodhet i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Ndërkohë takimi është denoncuar nga kreu i PD-së Berisha, i cili thotë se kjo është shkelje e hapur e statusit të Policisë së Shtetit dhe Kodit Zgjedhor.
“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.” – shkruan Berisha në denoncimin e tij.