Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris, plagosen 6 persona


Një burrë me thikë sulmoi gjashtë persona në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris të mërkurën në mëngjes, duke lënë një me plagë të rënda, tha një zëdhënës i policisë.

Sulmuesi u qëllua disa herë nga policia dhe u dërgua në spital me lëndime të rënda, tha policia. Motivimet e agresorit nuk janë zbardhur ende sipas policisë, përcjell Reuters.

Një burim policor tha se oficeri i policisë që qëlloi sulmuesin ishte jashtë detyrës.