Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, drejtori e përmbaruesi


Në foto: Arlind Gjokutaj

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj është arrestuar arrestuar sot.

Bashkë me të janë arrestuar edhe drejtori në ministri, Fatmir Hoxhaj e përmbaruesi Alban Ruli.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Arrestimet vijnë pas hetimeve ndaj të pandehurit Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim. Zyrtarët akuzohen se përmes shkeljes së ligjit i kanë shkaktuar buxhetit një dëm rreth 1.2 milionë euro.

Personat në fjalë akuzohen për një veprim të kryer në shtatit 2022 kur vendosën kompensimin e një qytetari për një godinë, për të cilën ai ishte kompensuar më herët. Ilir Thana dyshohet se u ndihmua nga zyrtarët por edhe përmbaruesit për të përfituar një shumë prej 480 milionë lekësh.

Por tre vjet më vonë, Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Në foto: Alban Ruli

Edhe pse Thana u pagua në vitin 2015 nga Ministria e Financave, në vitin 2022, së bashku me një zyrë përmbarimore që është nën hetim, u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekëve të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Dyshohet se Ministria e Financave i kaloi sërish 480 milionë lekë Ilir Thanës dhe së motrës.

Gjokutaj u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave në tetor 2021.