Vendosni fjalën kyçe....

Zëvendësoi Rushajn pasi la mandatin, Petrit Doda tregon pse u regjistrua si i pavarur në Kuvend


Petrit Doda

Petrit Doda, deputeti  cili zëvendësoi Alfred Rushajn pasi la mandatin u regjistrua si i pavarur në Kuvend.

Në një prononcim për BalkanWeb ai tregoi arsyen se pse vendosi që të regjistrohej si i pavarur dhe jo në Grupin Parlamentar të PD-së.

Doda thekson se do vijon të mbetet deputet i PD-së po nuk donte të prishte balancat brenda grupeve të krijuara nga njëra anë mbështetësit e Berishës dhe nga ana tjetër mbështetësit e Bashës dhe Alibeajt.

Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat

“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës” -tha Doda.