Vendosni fjalën kyçe....

Afrohet më shumë liberalizimi i vizave për Kosovën, komisioni i Parlamentit Evropian miraton vendimin


Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi e Çështje të Brendshme i Parlamentit Evropian, miratoi sot liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur dhjetorin e shkuar mes Parlamentit, Këshillit e Presidencës së Bashkimit Evropian, shkruan Lajmi.

Miratimi i kësaj marrëveshjeve në këtë komision e afron një hap më shumë liberalizmin e vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian ka caktuar deputetin socialist nga Holanda, Thijs Reuten, si raportues për dosjen që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se tashmë ka mbetur vetëm përmbyllja e pjesës formale të vendimit.