Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Do ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore


Në një intervistë për mediat, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore.

 “Në dhjjetor të këtij viti, kushtetuesja i dha të drejtë mazhorancës për një komision hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar, por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë.

Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit. Ne do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore, të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve. Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Balla.

Ndër të tjerash Balla theskoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh.

“Është Firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non grata nga SHBA. Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi, ka thënë Balla.

Gjithashtu ai ftoi të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për Avokatin e Popullit ndërsa shtoi se opozita e pati kohën për të bërë propozime.