Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic tha në përgjigje të ligjvënësve gjatë fundjavës se Brukseli i ka kërkuar vazhdimisht Izraelit të paguajë për shtëpitë e shkatërruara në Bregun Perëndimor që janë ndërtuar duke përdorur ndihmën financiare nga BE-ja ose shtetet e saj anëtare.
Sipas gazetës izraelite Haaretz, deklarata me shkrim e Lenarcic pasoi një letër të shkruar nga 24 eurodeputetë drejtuar Komisionit të Menaxhimit të Krizave, duke kërkuar që Izraeli të kompensojë bllokun evropian për humbjen e parave të taksapaguesve të BE-së.
“Në aspektin financiar, Izraeli nuk mori përsipër pasojat për prishjet e paligjshme dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, thuhet në letër, sipas Haaretz.
Në përgjigjen e tij, Lenarcic deklaroi se BE-ja ka dënuar vazhdimisht ‘politikën e vendbanimeve të Izraelit dhe veprimet e paligjshme të ndërmarra në këtë kontekst’, duke shtuar se blloku në një sërë rastesh ka kërkuar që Izraeli ‘të kthejë, ose të kompensojë, asetet e financuara nga B për të prishurr, çmontuar ose konfiskuar’.
Megjithatë, pavarësisht se ka punuar për të marrë këtë kompensim përmes kanaleve diplomatike dhe politike, komisioneri pranoi se ‘një listë e mundësive për të siguruar kompensim nga Izraeli për fondet e BE-së të humbura në prishje’ ende nuk është paraqitur për diskutim në Këshillin e Evropës.
“I takon Këshillit, duke vepruar me njëzëshmëri, të vendosë për miratimin e mundshëm të masave kufizuese të BE-së.” – përfundoi Lenarciç.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), në tetë muajt e parë të vitit 2022, mbi 700 njerëz u zhvendosën pasi autoritetet izraelite shkatërruan, kapën ose detyruan njerëzit të prishnin gjithsej 590 struktura në pronësi palestineze në të gjithë territorin e Bregut Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.
Vetëm në korrik dhe gusht, Izraeli shkatërroi rreth 202 struktura, 29 prej të cilave ishin dhënë si ndihmë humanitare e financuar nga donatorët.
Raporti vuri në dukje se shifrat e vitit 2022 treguan disi një rënie në krahasim me një vit më parë, kur autoritetet izraelite kishin shkatërruar gjithsej 911 struktura dhe kishin zhvendosur 1,209 njerëz.