Vendosni fjalën kyçe....

Berisha komenton audio regjistrimin e 1991 me Ramën: Erdhi i paftuar, nuk ka qenë protagonist i lëvizjes


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar audio-regjistrimin me Edi Ramën me 4 janar 1991, i transmetuar një javë më parë në emisionin “Opinion”.

Kreu i PD thotë se Edi Rama kishte shkuar i paftuar në atë takim, ndërsa shton se ai nuk ka qenë protagonist i lëvizjes së dhjetorit ’91.

Për herë të parë për këtë audio e kam mësuar pak muaj më parë, kur Blendi Fevziu më thotë se më ka rënë në dorë një audio. Dhe unë e quajta një gjë natyrisht të paligjshme regjistrimin. Por po të më pyeste Fevziu a ta publikoi, menjëherë do i thoja publikoje. Dhe mua më erdhi mirë që u publikua. Disa gjëra dua të sqaroj. Së pari, Edi Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë, absolutisht gënjejnë. Po, ai erdhi në një kohë kur lëvizja krijoi pluralizmin dhe partinë, filloi një aktivitet në arte të cilin për hir të së vërtetës, dy të deleguar të PD-së, Arben Imami dhe Arben Demeti i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Edi Rama krijoi një parti, e quajtën KIS-Kristiani-Islamike të kësaj natyre. Një parti pa asnjë lloj elektorati. Kjo është e vërtetë e Edi Ramës. Por Edi Rama ka një dimension tjetër në atë periudhë. Dimensioni tjetër i tij është radikalizmi. Tani do të ndalem pak në këto momente”-tha Berisha në emisionin “Çim Peka Live”