Në një intervistë ditën e sotme për për A2 CNN, deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka treguar hapur se ka firmosur pro kolegut të tij Ervin Salianji që ky i fundit të ishte kreu i grupit të demokratëve.
“Mbase nuk kemi qënë miqtë më të mirë”, thekson Këlliçi, “por për hir të bashkimit të PD-së, unë kam firmosur për zotin Salianjit pa diskutim, me bindjen e absolute se kjo i shërben qetësimit të ujërave në PD dhe një nisme për të bashkuar kë të mundemi”.