Vendosni fjalën kyçe....

Policia spanjolle godet tre shtëpi bari në zonën luksoze të Calpes, mes të arrestuarve dhe një shqiptar


Garda Civile spanjolle, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar Miller, ka çmontuar tre plantacione marijuanë të vendosura në disa prona luksoze në Calpe.

Një person është arrestuar dhe dërguar në burg dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, raporton media spanjolle.

Më 29 gusht hetuesit bënë operacionin e parë brenda rezidencës luksoze në Calpe. Brenda saj u arrestua një 21-vjeçar lituanez.

Sipas ecurisë së hetimeve, më datë 25 tetor agjentët lokalizuan një plantacion të ri marijuane.

Më në fund, 1 dhjetorin e kaluar, hetuesit çmontuan një plantacion të tretë marijuanë në Calpe, duke përfunduar të gjitha hetimet e përfshira në planin e reagimit të policisë ndaj kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të marijuanës.

Si rezultat i këtyre dy kontrolleve të fundit, hetuesit, përveç të arrestuarit, kanë mundur të identifikojnë edhe tre burra të moshave 21 deri në 36 vjeç dhe me kombësi lituaneze, shqiptare dhe polake. Të gjithë, sipas shkallës së pjesëmarrjes, janë akuzuar për krime kundër shëndetit publik, falsifikim dokumentesh, mashtrim me lëngje elektrike dhe dëmtime.

Nga operacioni u sekuestruan 1.000 bimë marihuanë, 10 kilogramë kanabis, 6.000 euro para cash dhe një automjet, si dhe materialet e përdorur për kultivim me vlerë 25.000 euro.