Artisti i mirënjohur Sokol Marsi është dekoruar, këtë të enjte me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Artisti Sokol Marsi i cili është i njohur si kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve, i është dorëzuar tituli nga vet Presidenti Begaj dhe ka marrë vlerësimet më të ngrohta prej tij.
“Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë. Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit”, shprehet presidenti Begaj.