Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Alibeaj për përjashtimin e deputetëve: Halli është i tyre…Unë përfaqësoj demokratët


 

 

Në një prononcim për gazetarët nga Saranda, Enkelejd Alibeaj është përgjigjur në lidhje me rastin e përjshtimit të katër deputetëve të Partisë Demokratike nga grupi parlamentar.

Alibeaj e ka paraqitur veten si përfaqësuesin e demokratëve pas ikjes së Bashës dhe tregoi  se ndodhej në Sarandë për situatën politike atje.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.”, tha Alibeaj.

Ai gjithashtu akuzave të ngritura nga Brenda partisë Demokratike, u është përgjigjur se është mësuar me etiketime të tilla dhe se media e ka bërë publike sipas tij, se kush bashkëpunon me Edi Ramën.

“Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale,” shprehet Alibeaj.

Mes te tjerave ai shtoi se është dakord qe demokratet te shkojnë bashke ne zgjedhje.