Vendosni fjalën kyçe....

Rreziku që Shkodra të kalojë te PS-ja me largimin Çelës?, Meta: Berisha “i shqepi” të gjithë më 6 mars


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e sotme u pyet për bashkimin e deputetit Agron Çela me PS-në dhe rrezikun që ka në rezultatin për zgjedhjet lokale.

Meta u kujtoi gazetarëve rezultatin që mori kandidati i Berishës, Bardh Spahia në bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Meta tha se Berisha i ‘shqepi’ të gjithë kur ishin bashkë dhe të njëjtën përgjigje do marin e në zgjedhjet e 14 majit.

Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka kut. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na shmang nga fitorja. Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët, E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë”, tha Meta.