Vendosni fjalën kyçe....

Sulme me bomba në Mali, vriten 14 ushtarë


14 ushtarë të Malit, janë vrarë në sulme të bashkërenduara nga grupet ekstremiste, tha ushtria.

Disa pajisje shpërthyese të improvizuara shpërthyen midis fshatrave Dia dhe Diafarabe, si dhe midis qyteteve Koumara dhe Macina në Malin qendror, tha Koloneli Souleymane Dembele, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun për Ushtrinë, në një deklaratë të mërkurën.

Gjatë të njëjtave sulme, të cilat ndodhën në fillim të kësaj jave, forcat e Malit vranë më shumë se 30 ‘terroristë’, tha Dembele.

Kombi i Afrikës Perëndimore është përballur me dhunë në rritje nga grupoet e lidhura me Al-Kaedën dhe ISIS-in për një dekadë. Mijëra njerëz janë vrarë.

Junta qeverisëse e Malit, e cila mori pushtetin me dy grushte shteti duke filluar në vitin 2020, ka luftuar për të mposhtur xhihadistët, veçanërisht që kur trupat franceze u tërhoqën nga vendi në gusht, mes marrëdhënieve të prishura me juntën.

Franca ka qenë në rajon që nga viti 2013 kur dërgoi trupa në Mali për të zmbrapsur ekstremistët që shkelnin kryeqytetin, Bamako, por xhihadistët janë rigrupuar që atëherë.

Që nga dhjetori i vitit 2021, junta ka punuar me mercenarë rusë nga Grupi Wagner, por rusët gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të frenojnë dhunën. Në gusht, 42 ushtarë u vranë kur kazermat e tyre ushtarake u sulmuan.

“Grupet ekstremiste vazhdojnë të bëjnë kërdinë në kombin Sahelian, pavarësisht punësimit të mercenarëve nga junta për të frenuar rritjen e dhunës. Është e qartë se nuk funksionon.” – tha Laith Alkhouri, shefi i ‘Intelonyx Intelligence Advisory’, që ofron analiza të inteligjencës.

“Numri i lartë i viktimave nënvizon një përpjekje këmbëngulëse të grupeve ekstremiste për të dobësuar çdo vendosmëri të mbetur të ushtarëve malianë. Nëse ndodhin më shumë nga këto sulme, junta do duhet të përdorë asistencë shtesë për sigurinë.” – tha ai.