Drejtuesja ekzekutive e Open Data, Aranita Brahaj ka komentuar arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt.
Brahaj thotë se nëse do kishte prova për Gjokutajn për mitmarrje ai duhet të ishte akuzuar për korrupsion pasiv dhe jo shpërdorim detyre.
Sipas asaj një Sekretar i Përgjithshëm me formim administrim biznesi e ka detyrë të pranojë argumente të juristit titullar dhe të nënshkruajë praktika të konsoliduara nga drejtoria juridike.
Ajo e quan arrestimin e tij “show” dhe statistikë duke e bërë drejtësinë e re më të rrezikshme se ajo e vjetra.
Më tej Brahaj krahason firmosjen e praktikës së Gjokutajt me deklaratën e bërë nga Kryeministri në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kur tha se firmoste “pam, pam, pam” shkresat që i vinin nga ministrat. Për këtë ajo pyet se kur e ka radhën të dalë Kryeministri para prokurorisë.
Postimi i plotë:
Çështja e arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
1.Kur një Përmbarues nxjerr Akt, titull ekzekutiv, përgjegjësia është e Përmbaruesit të licencuar publik, është njësoj sikur gjykata të japë vendim të gabuar pala duhet ta pranoje dhe ekzekutoje.
2.Kur një Sekretar i Përgjithshëm nënshkruan një dokument te sigluar nga drejtori juridik, verifikimi i është bere, Sekretari me edukim administrim biznesi ka detyrë të pranojë argumente të juristit titullar dhe të nënshkruaj mbi praktika të konsoliduara nga drejtoria.
3.Sekretari Gjokutaj nëse do kishte prova për mitmarrje duhet të ishte akuzuar për Korrupsion Pasiv e jo shpërdorim detyre siç ka kërkuar prokurori. Atëherë gjykata duhet te pranonte masën arrest në burg. Njoftimi i prokurorisë Tirane cilëson vetëm Nenin Shpërdorim Detyre .
4.Në këtë logjikë arrestimi me orar për ” shoë” e statistikë, drejtësia e re është me e rrezikshme se e vjetra. ( opinion i imi )
5. Nëse Prokuroria arreston një Sekretar të Pergjithshëm se ka pranuar një Titull Ekzekutiv Përmbaruesi, dhe një praktikë të kontrolluar nga drejtoria juridike , po kryetari i Këshillit të Ministrave që ben “Pam Pam nënshkrim dosjesh që ja sjellin ministrat dhe sekretarët”, dosje PPP me dëm ekonomik si Inceneratorët kur e ka datën të përballet me Prokurorin e Tiranës N.T?!
Gjokutaj pritet të dale në apel por në opinionin tim ka edhe një dimension tjetër kjo drejtësia shqiptare atë të ” kokë turku” në emër të rezultateve të munguara.