Bylisi e Kukësi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të këtij viti, e vlefshme për javën e 16-të të Superligës.
Të dy ekipet u ndëshkuan me nga karton të kuq ndërsa barazimi nuk i vlen asnjërit, duke qenë se janë në pozita tejet të vështira në fundin e renditjes e ndaj një rivali të drejtpërdrejtë pikët vlejnë dyfish.
Në ndeshjen tjetër të pasdites Tirana arriti të marrë një fitore me shumë vlera në fushën e vështirë të Laçit.
Bardheblutë e kanë ngushtuar në vetëm një pikë largësinë nga kryesuesit e Partizanit, që luan më Vllazninë në sfidën që nis në orën 16:00.
Java e 16-të mbyllet me ndeshjet e nesërme Egnatia-Erzeni e Teuta-Kastrioti.