Nënkryetari i PD-së Bylykbashi, e quajti nul dhe pa asnjë vlerë juridike përjashtimin e katër deputetëve nga ana e Enkelejd Alibeajt.
Po kështu sipas tij, veprimi i tij është shkelje e statutit të selisë blu dhe se deputetët janë zgjedhur nga qytetarët për t’i përfaqësuar.
Sipas numrit dy të PD-së, Alibeaj e ndjekësit e tij po zhvillojnë një axhendë që është e orkestruar nga kryeministri Rama.
Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon Kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë. Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje.” – tha Bylykbashi.