Shkolla e Punës Sociale e Universitetit të Kalifornisë Jugore njoftoi se po heq fjalën ‘fushë’ (si në ‘kryerje e punës në terren’) nga programi dhe praktika e saj dhe do ta zëvendësojë atë me ‘praktikum’ për shkak të shqetësimeve se ajo mund të ketë konotacione raciste.
“Ky ndryshim mbështet praktikën anti-raciste të punës sociale duke zëvendësuar gjuhën që mund të konsiderohet kundër zezakëve ose kundër emigrantëve në favor të gjuhës gjithëpërfshirëse.” – shpjegoi departamenti në një letër të shpërndarë nga Dr. Houman David Hemmati në Twitter.
“Gjuha mund të jetë e fuqishme dhe fraza të tilla si ‘të shkosh në fushë’ ose ‘punë në terren’ mund të kenë konotacione për pasardhësit e skllavërisë dhe punëtorët emigrantë.” – shtoi ai.
Në letrën e tij, departamenti deklaroi se qëllimi i tij është të ‘nderojë dhe pranojë përfshirjen dhe të kundërshtojë supremacinë e bardhë, ideologjitë kundër emigracionit dhe kundër njerëzve me ngjyrë’.
Dekani i përkohshëm i Shkollës së Punës Sociale, Vassilios Papadopoulos, megjithatë, tha për Fox News Digital se vendimi nuk ishte përfaqësues i politikës së përgjithshme të universitetit dhe shpjegoi se vendimi ishte marrë në mënyrë specifike nga Zyra e Arsimit Praktikum nga dëshira për ta ‘përshkruar punën e tij sa më saktë’.