Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka deklaruar sot se do i kërkojë Autoritetit të Dosjeve një kërkesë zyrtare për t’i vënë në dispozicion listën e plotë të deputetëve nga viti 1992 deri në vitin 2023, nëse ndonjëri prej tyre ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.
Ai e bëri njoftimin përmes një shënimi në Facebook.
Çollaku njihet si pjesë e grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn në dy kampet që janë formuar në selinë blu prej rreth një viti tashmë.
“Kam vendosur ti drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion,nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i Sigurimit te Shtetit.” – shkruan Çollaku në Facebook.
Lëvizja e Çollakut vjen një ditë pasi 20 deputetë demokratë firmosën për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt si kreu i grupit parlamentar.