Vendosni fjalën kyçe....

Gjetja e dokumenteve të klasifikuara të Biden, emërohet Këshilltari Special që do hetojë çështjen – Media


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland ka emëruar një Këshilltar Special për të hetuar trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga presidenti Joe Biden. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Biden ka ruajtur dy grupe dosjesh të ndjeshme në garazhin e tij dhe në një zyrë universiteti.

Duke folur në një konferencë për shtyp të Departamentit të Drejtësisë, Garland emëroi prokurorin federal Robert Hur si Këshilltar Special, duke pretenduar se Hur ‘do ta kryente detyrën në mënyrë të drejtë dhe të menjëhershme’.

I emëruar Prokuror i SHBA-së për Distriktin e Maryland nga ish-presidenti Donald Trump në 2017, Hur dha dorëheqjen nga ai post menjëherë pasi Biden mori detyrën. Ai ka punuar më parë me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, i cili pavarësisht se ishte emëruar gjithashtu nga Trump, është akuzuar nga ish-presidenti dhe aleatët e tij se ka përdorur agjencinë për të persekutuar konservatorët.

Si kryeprokuror i Maryland, Hur udhëhoqi një hetim për vjedhjen e informacionit të klasifikuar nga dy kontraktorë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, duke i çuasr në burg të dy.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber, konfirmoi këtë javë se avokatët e Biden kishin zbuluar dokumente të klasifikuara në një zyrë në ‘Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global’, një institut kërkimor i lidhur me Universitetin e Pensilvanisë, në nëntor. Ato datojnë nga koha e Bidenit si zëvendëspresident e përfshinin informacione të ndjeshme mbi Ukrainën, Iranin dhe Britaninë e Madhe, raportoi CNN të martën.

Sauber konfirmoi gjithashtu se një kuti e dytë me dokumente sekrete u gjet në një garazh në shtëpinë e Biden-it në Delaware dhe një dosje tjetër brenda pronës. Garland tha se ai autorizoi një hetim paraprak mbi dokumentet në nëntor, përpara se të vendoste të emëronte Këshilltarin Special Hur.

Me emërimin e Hur, Biden dhe Trump tani janë nën hetim për heqje të paautorizuar të dokumenteve ose materialeve të klasifikuara. Rezidenca asuria e Trump në Mar-a-Lago në Florida u bastis nga agjentë të armatosur të FBI-së gushtin e kaluar në një operacion para agimit që zbuloi qindra dokumente qeveritare.

Trump pretendon se ai i deklasifikoi dosjet përpara se t’i çonte në Mar-a-Lago dhe akuzoi administratën Biden dhe FBI-në për orkestrimin e një ‘gjuetie shtrigash’ kundër tij.