Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje.
I ndaluari është Ardit Buqi, të cilit gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte i është kapur një pushkë pa leje.
Ai u kap në fshatin Gjashtë, ndërsa bashkëudhëtari i tij, 34-vjeçari F.Gj. është proceduar në gjendje të lirë.