Vendosni fjalën kyçe....

Rogan: Soros do shkatërrimin e qyteteve dhe lulëzimin e krimit


Joe Rogan dhe një ish-agjent i CIA-s kanë hedhur akuza ndaj George Soros në podkastin “Joe Rogan Experience”, të postuar të mërkurën.

Rogan foli për mega-donatorët e diskutueshëm demokratë me ish-oficerin e operacioneve të fshehta të CIA-s dhe Presidentin aktual të Portman Square Group, Mike Baker. Biseda u përqendrua edhe te Soros dhe ndikimi i tij te politikanët vendas, përcjell Fox News.

Kam pasur një bisedë me guvernatorin e Teksasit për të, me Greg Abbott, ku ai po më shpjegonte se çfarë bën George Soros, dhe është e frikshme që ai dhuron para për një shumë progresist, shumë të majtë – pavarësisht nëse është një Prokuror i Përgjithshëm apo çfarëdo politikan dhe më pas financon dikë që përfunduar edhe më larg se ata për të shkuar kundër tyre. Ai thjesht vazhdon të ecë përpara, kështu që ai po luan një lojë globale dhe i pëlqen ta bëjë atë“.” deklaroi Rogan.

Baker theksoi se Soros demonstron një njohuri të thellë se ku qëndron në të vërtetë fuqia për të ndryshuar shoqërinë në nivel bazë.

Kjo është e frikshme, ai duket sikur financon shkatërrimin, duket sikur ai dëshiron që këto qytete të shpërbëhen, ai dëshiron që krimi të lulëzojë, është pothuajse si një personazh i keq në një film të Batmanit“-tha Rogan

Kjo është e qartë, apo jo? Ai e kuptoi herët se ku mund të marrësh pushtetin, apo jo? Ndonjëherë mendon: “Një senator, ky është kulmi i suksesit”, mirë, nuk është, në të vërtetë. Është Prokurori i Përgjithshëm , apo ndonjë politikan i nivelit shtetëror. Këtu ndodh ndryshimi i vërtetë”-theksoi Baker.

Baker vuri në dukje se Soros “krijoi pasurinë e tij të vërtetë duke shkatërruar pothuajse Bankën e Anglisë. Ai nuk është atje për të vërtetën dhe drejtësinë“.