Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit


Një anije peshkimi me rreth 50 mijë litra naftë kontrabandë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Anija ‘Geni’ u zbulua pas një kontrolli në hambar ku iu gjet sasia e lartpërmendur e mallit kontrabandë, shkruan Shqiptarja.

Ajo është anija e katërt që është kapur me naftë kontrabandë. Dyshohet se ato e blejnë naftën në vendet ku çmimi është më i lirë dhe më pas e shesin në treg me çmim më të lartë.