Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, kamerat kapin autorin e dyshuar


Në foto: Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpati

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person që dyshohet se vuri lëndën shpërthyese në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Dobraç. Sipas babait të oficerit, ngjarja ka lidhje me punën e të birit pasi ata nuk kanë konflikt me njeri.

Policia tha më herët se kishte gjetur prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse, u dëmaun banesa dhe makina e oficerit.