Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim si organizator për kalimin e paligjshëm të emigrantëve, arrestohet në Fushë Krujë 37-vjeçari


 

 

Një 37-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Gjirokastër e kishte shpallur në kërkim si organizator të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Policia arrestoi shtetasin F.M banues në Fushë Krujë, ndaj tij Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar më 20 tetor 2022 masën “Arrest me burg”.

Në vijim të operacionit “Road Guard 17”, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, falë punës intensive dhe profesionale, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.