Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet i bllokuar mes shkëmbinjve në pikën turistike në Gramsh 43-vjeçari


Një person ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh.

43-vjeçari me iniciale A.D. ka qenë duke shëtitur me miqtë e tij në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’ dhe ka mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur efektivët e Komisariatit të Gramshit dhe shërbimi zjarrfikës.

Njoftimi

“Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.”