Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në një deklaratë për shtyp ka sjellë në vëmendje shqetësimin për programin e strehimit social në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Brahimllarit janë të paktën 25 mijë metra katrorë ndërtim që Bashkia e Tiranës duhet të merrte për shkak të lejeve të dhëna.
Sipas nënkryetarit, Veliaj nuk bënë asnjë transparencë se ku shkojnë taksat e mbledhura nga infranstruktura.
Deklarata e plotë:
Jemi në këtë komunikim me publikun për të sjellë në vemendje shqetësimin lidhur me programin e strehimit social dhe mungesën e mbështetjes së Bashkisë së Tiranës për këtë kategori.
Stresimi është bërë një pamundësi sociale për mijëra familje të reja, të cilat janë pa banesë.
Jo vetëm për shkak të çmimeve të larta të cilat shërbejnë për pastrimin e parave të pista por dhe për shkak të vendimeve të paligjshme të Bashkisë së Tiranës për të nxjerrë të pabanueshme pallate me justifikimin se gjoja janë dëmtuar nga tërmeti siç ndodhi në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat dhe tek njësia administrative numër 4.
Partia e Lirisë pasi ka vënë në dijeni me fakte dhe dokumenta SPAK, mbi pazaret e Erion Velisë për të mos marrë qindra apartamente të gatshme ashtu siç e kërkon ligji për shtresat në nevojë me qëllim strehim e tyre.
Ku ligji e përcakton qartë që ndërtuesit të japin sipërfaqe banimi dhe jo para.
Nga të dhënat që ne disponojmë, janë të paktën 25 mijë metra katrorë ndërtim që Bashkia e Tiranës duhet t’i merrte për familjet e pastreha.
Pra është i qartë abuzimi marramëndës i Erion Velisë në Bashkinë e Tiranës me interesat e qytetarëve në nevojë.
Në kushtet e një Këshilli Bashkiak monist, që certifikon çdo vendim të kryetarit të bashkisë nuk ka transparencë për qytetarët se ku kanë shkuar këto para.
Taksat që Erion Veliaj mbledh në Tiranë po përdoren për punësime elektorale dhe jo për shërbime për qytetarët.
Erion Veliaj nuk bën asnjë lloj transparence, se ku shkojnë dhe paratë që mbledh nga taksa e infrastrukturës ku ne si Parti e Lirisë, çdo ditë kemi denoncuar gjendjen e mjeruar të rrugëve në Tiranë.
14 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Erion Velinë mbi abuzimet me taksat e qytetarëve, paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij.
Partia e Lirisë angazhohet për të kthyer llogaridhënien në bashki dhe Këshilli Bashkiak do të një Parlament i vërtetë vendor ku do të dominojë zëri i qytetarëve.